Gjendet 15 vjeçarja e zhdukur shqiptare në Zvicër (Foto)

fotoNjë 15 vjeçare shqiptare me emrin Kujtesa, e zhdukur që nga 23 shtatori 2014, është gjetur nga policia zvicerane. Policia thotë se ajo është mirë.

Policia zvicerane ka bërë të ditur se Kujtesa 15 vjeçare e zhdukur para 3 muajve është gjetur, dhe ajo është mirë, por po refuzon që të kthehet te prindërit e saj.

Policia e Cyrihut bënë të ditur se deri te gjetja e saj ka ardhur si rezultat i ndihmës së qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Është Alma Kucucovic një mike e të arratisurës e cila ka ndihmuar autoritetet për vendndodhjen e Kujtesës.

“Unë kam qenë në kontakt me Kujtesën përmes SMS-ve. E njoftova edhe policinë, por shkuan shumë javë derisa policia arriti ta gjejë atë”, ka thënë ajo.

“Kujtesa kurrë nuk flinte më shumë se dy netë në të njëjtat vend”, ka zbuluar Alma Kucukovic për gazetën 20 Minuten. “Policia e ka pasur të vështirë ta gjejë atë, pasi ajo ka mundësi t’i ketë ndërruar shpesh stilin e flokëve”.

Vajza kishte ikur nga shtëpia për shkak të marrëdhënieve shumë të komplikuara me prindërit e saj. “Ajo po shikonte të gjende një banesë të përhershme”, thotë thotë Alma Kucukovic, i cila kontaktoi policinë kur ajo kishte një takim me Kujtësn në Winterthur.

Sipas 23 vjeçares Kucukovic, Kujtesa nuk dëshiron të kthehet te prindrit e saj, ajo dëshiron të jetojë në një shtëpi diku tjetër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: