Varfëria mbyt Kosovën (Foto)
“Nuk mbaj mend kur kam parë 10 euro më sy”, jo rrallë të rastis të dëgjosh banorët kosovarë tek e thonë këtë. Edhe ushqimi i përditshëm po iu mungon kosovarëve.
Në prag të gjashtëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, papunësia, ka arritur shkallën 30 për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndërsa sipas të dhënave të organizatave tjera joqeveritare kjo shkallë është më e lartë sesa kaq, madje tejkalon 40 përqindëshin.
Gjendja e rëndë sociale, ka rikthyer pamjet e dikurshme me të cilat u përball ky vend.
Migrimi jashtë vendit, nëpër autobus e në rrugë ilegale, si një mundësi e vetme për të bërë një jetë larg varfërisë, po ju rikujton kosovarëve ditët e vështira nën okupim.
Në këso raste si kjo fotografi fjalët janë fukarallëk andaj, kjo pamje flet vet.
