Shtetasi serb, ‘kopje’ e kryeministrit Edi Rama (Video)
Përpos aktorëve të “Portokallisë” në Top
Channel, tani kryeministri i Shqipërisë është duke u imituar edhe nga serbët.
Së fundmi, emisioni serb, “24 minuta me Zoran Kesiç” i cili vlerësohet se është më i shikuari në shtetin ballkanik, me rastin e natës së Vitit të Ri ka improvizuar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gazetari Kesiç, së bashku me aktorin e njohur serb Sergej Trifunoviç, kanë improvizuar këtë intervistë me Ramën. Një gjë që bie në sy është edhe e folura në gjuhën shqipe e këtij aktori.
Për më shumë, shikojeni videon: