Kalo te lënda

Lajçi: E pat puna e Bllokut

fotoNënkryetari i AAK’së, Ali Lajçi, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Isa Mustafës për një marrëveshje të re mes bllokut, ka thënë se LDK ndoshta është duke bërë taktikë për të shkuar kah PDK’ja.

​Nënkryetari i AAK’së, Ali Lajçi, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Isa Mustafës për një marrëveshje të re mes bllokut, ku lideri i AAK’së nuk do t’i takojë posti I kryeministrit, ka thënë se LDK’ja ndoshta është duke bërë taktikë për të shkuar kah PDK’ja.
Lajçi ka thënë se një marrëveshje e re në mes të bllokut, për çfarë ka deklaruar Mustafa, nuk është shtruar në organet e partisë, por Lajçi ka thënë se personalisht nuk e përkrah Isa Mustafën për kryeministër.

Po ashtu ai ka thënë se AAK’ja, pas propozimit të Isa Mustafës për marrëveshje të re mes bllokut, ndihet e tradhtuar dhe ka bërë me dije se puna e bllokut, pas lëvizjes së LDK’së me bllokun, është e kryer./Epoka e re/.

Lini një koment