Ja deklaratat e Enver Hasanit, që e bënë Bllokun të tërhiqet (Video)

ja-deklaratat-e-enver-hasanit-q-euml-e-b-euml-n-euml-bllokun-t-euml-t-euml-rhiqet-video_hdKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani në dy raste ishte përkujdesur që t’ia shpjegonte publikisht Bllokut vendimin e dytë të instancës më të lartë gjyqësore në vend Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Pas paralajmërimeve të Bllokut se në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese gjendet zgjidhja që ta kenë kryeparlamentarin nga radhët e Bllokut, kishte reaguar Enver Hasni, duke e qartësuar se vetëm PDK-së, i takon posti i kryekuvendarit.

Sipas Hasanit, as pika 127 nuk i jep të drejtë Bllokut që të zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Hasani ishte përkujdesur që t’i përgjigjet Bllokut edhe për Flora Brovinën. Paralajmërimet e Bllokut se do t’i mbledhin nënshkrimet, madje nënshkrimet e 2/3 të të gjithë deputetëve për ta thirrur seancën e Kuvendit, kishte shtyrë Enver Hasanin që të reagoj publikisht, duke thënë se Brovina nuk mund të shkarkohet e as të zëvendësohet. Ai në një ligjëratë të mbajtur, kishte sqaruar se pozita e kryesuesit me automatizëm i takon vetëm deputetit më të vjetër dhe sipas tij vetëm Brovina e ka të drejtën ekskluzive që të thërras seancën.

Të dy këto deklarata të Enver Hasanit bën që Blloku të tërhiqet.

Siç kishte marrë vesh Gazeta Blic nga burime të saj, partitë e koalicionit ishin marrë vesh që të mblidhnin nënshkrimet e 2/3 të deputetëve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme në mënyrë që të zgjidhnin kryetarin e Kuvendit nga radhët e veta dhe të vazhdonin me hapat tjerë për formimin e qeverisë. Mirëpo, këto deklarata të Enver Hasanit bënë që të tërhiqej Blloku.

Tashti kemi edhe një situatë të re. Të premten Blloku mori vendim që të lëshojë pe për pozitën e kryetarit të Kuvendit, duke shprehur gatishmëri që ta votoj kandidatin e PDK-së. Mirëpo, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi thotë se ai e do edhe postin e kryeministrit. Ndryshe, Thaçi ka paralajmëruar se le të harrojnë seancën konstituive. Pra, ka paralajmëruar paralizim edhe të mëtutjeshëm të institucioneve në Kosovë.

Tash Hsani e ka rendin që të dalë me një sqarim shtesë sikurse në të dy rastet e para. Poashtu do duhej të sqarojë se deri ku shkon fuqia e Flora Brovinës.

Ndërkohë, njohësi i fushës së drejtësisë, Dastid Pallaska në një debat në RTK të premten në mbrëmje ka thënë se edhe deputetja më e re e Kuvendit, në këtë rast Teuta Rugova e ka të drejtën që të thërras seancën Konstituive dhe se pasojat e mosthirrjes së Seancës nga PDK do të ishin të “paparashikueshme” për këtë subjekt politik.

Sidoqoftë, dje janë bërë pesë muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendi vazhdon që të mos ketë institucione. Shumë analistë dhe Blloku e ka akuzuar pikërisht Enver Hasanin për marrjen e vendimit të dytë në kundërshtim me të gjitha praktikat demokratike në botë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit./Gazeta Blic/

Ja dhe video ku Hasani thotë se Brovina as nuk mund të shkarkohet e as të mbivotohet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: