Qëndrimi i Bllokut, pjekuri politike

q-euml-ndrimi-i-bllokut-pjekuri-politike_hdKreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni LVAN ka treguar përgjegjshmëri gjatë ditës së djeshme, duke vendosur që ta votoj kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Këto komente Limaj i bëri në mbledhjen e rregullt të partisë.

Nisma për Kosovën ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt javore me kryetarët dhe koordinatorët e këshillave të degëve nëpër komuna, ku u diskutua për situatën politike në vend dhe rrjedhën e fundit të ngjarjeve politike.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj njoftoi Kryetarët e këshillave të degëve të partisë së tij, për zhvillimet e fundit brenda Bllokut.

“Qëndrimi i koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA tregon pjekurinë dhe përgjegjësinë politike, qëndrim ky që hap mundësinë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit. Tashmë pritet nga pala tjetër që të reflektoj për të gjetur zgjidhjen sa më të shpejtë për formimin e institucioneve të vendit, zgjidhje kjo që reflekton shumicën parlamentare në kuvend dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, citohet të ketë thënë Limaj.

Në mbledhjen e mbjatur sot nga Nisma u rikonfirmua se “koalicioni është stabil dhe së bashku do të vazhdojmë tutje angazhimin e përbashkët për t’i dhënë vendit qeverinë e koalicionit”. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: