Flet Ramushi

562X315221099_Limaj-Mustafa-Haradinaj14Ramushi e ka fjalën. Dilemat u hoqën. LDK tashmë e kërkoi hapur postin e kryeministrit. Por, një marrëveshje e re në Bllokun LAN ende nuk është arritur. Pritet çka do të thotë Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj, në vitin 2004, i kishte bërë 100 ditë si kryeministër, ndërsa në vitin 2014 i ka bërë 150 ditë si i nominuar për kryeministër.

 

Në të dyja rastet – herën e parë kur kishte ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës, ndërsa herën e dytë kur kishte shpresuar se do të ngjitej sërish aty – e ka bërë përmes marrëveshjeve me LDK-në. Por, kur të premten Blloku opozitar hoqi dorë nga pretendimi për Kryeparlamentarin, rrjedhimisht marrëveshja fillestare për koalicion u prish, ndërkohë që LDK shfaqi hapur synimin për postin e Kryeministrit.

 

Burime të Politiko.net pohojnë se Ramush Haradinaj, njësoj si Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj, është pajtuar që Blloku ta votojë kryeparlamentarin e PDK-së dhe vendi të çlirohet nga ngërçi, pasi këtë e kërkoi qartësisht Ambasadorja Amerikane, Tracy Jacobson, mirëpo ai ende nuk është deklaruar se pajtohet për ridizajnimin e marrëveshjes.

 

Vendimin për tërheqjen e Bllokut nga kryeparlamentari, gjatë ditës, e bëri publik Fatmir Limaj. Në mbrëmje, ndërkaq, LDK u shfaq me një komunikatë për media – në të cilën tha se ajo do ta drejtojë Qeverinë, me Ismet Beqirin që deklaroi se Haradinaj di për synimin e LDK-së për kryeministrin, si dhe me Arben Gashin që shprehu besimin e tij për një qëndrim pozitiv të AAK-së.

 

Vetëm AAK nuk u shfaq në opinion, me një qëndrim. Limaj dhe Beqiri pohuan sërish atë që e kanë përsëritur pareshtur tash e pesë muaj, se Blloku i tyre është unik, ndërsa në ditët në vazhdim do të diskutojnë lidhur me marrëveshjen e re mes tyre.

 

Nëse Blloku do të arrijë të vazhdojë të mbetet ende bashkë, këtë pritet ta vendosë Ramush Haradinaj. Të premten, nuk pat një deklaratë të përbashkët të tyre, me të cilën do të tregonin, ashtu si më 10 qershor, çfarë e kanë ndërmend të bëjnë tash e tutje LDK-AAK-Nisma. Pat vetëm një deklaratë të LDK-së, e cila tregoi se e do kryeministrin.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: