Vllahiu: Në Presidencë nuk ka arritur asnjë kërkesë
Edhe pse gjatë ditës së sotme, kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emër të Bllokut LVAN kishte deklaruar se koalicioni paszgjedhor do ta votojë kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar.
Por, sipas tij, paraprakisht ata kishin përgatitur edhe një kërkesë për t’ia dërguar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në të cilën do të kërkonin që Flora Brovina ta thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe që presidentja do t’ju garantojë që e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë do t’i takojë bllokut në herën e dytë, pasi që paraprakisht PDK të ketë dështuar ta formoj qeverinë e re.
Mirëpo, Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Jahjaga, ka deklaruar për “Zëri”, se në zyrën e presidentes ende nuk ka arritur asnjë kërkesë.
“ Në zyrën e presidentes nuk ka arritur asnjë këresë”, ka deklaruar shkurt Vllahiu. /Zeri/