Kalo te lënda

LDK kërkon drejtimin e qeverisë

ldk-k-euml-rkon-drejtimin-e-qeveris-euml_hdLidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur takim me strukturat e saja, përkatësisht Kryesinë, kryetarët e degëve dhe deputetët, si vazhdimësi e konsultave të brendshme për tejkalimin e situatës politike.

Përmes një njoftimi të shkurtër për media, LDK thotë se e vlerëson jetike themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe ndryshimin e qeverisjes në vend.

Ndërkaq thotë se “si prijëse e koalicionit të shumicës parlamentare, është e përcaktuar të punojë intensivisht për themelimin e qeverisë së re të vendit, të udhëhequr nga LDK-ja”. /Telegrafi/

Lini një koment