Ish-shefi i UNMIK’ut: Disa vende të NATO’s mbronin politikanët e korruptuar

562X315370026_b050712dSoren Jessen-Petersen, ish –shefi i UNMIK nga viti 2004 -2006, ka treguar për gazetën britanike The Guardian përpjekjet e administratës ndërkombëtare për të arrestuar politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, por që ishin penguar nga shtete të

rëndësishme të NATO’s. Danezi këto informata i kishte bërë publike edhe më herët pa treguar emra. “Në mes të vitit 2005, pas disa muajsh të hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar në personelin e një politikani të nivelit të lartë në Kosovë, UNMIK ishte angazhuar me KFOR për një bastisje në mëngjes të të gjitha zyrave dhe konfiskimin e dokumenteve” Jessen-Petersen ka shkruar në një përgjigje elektronike për The Guardian.   “Disa orë para operacionit unë morra një thirrje nga NATO se anëtarë të rëndësishëm kishin kundërshtuar operacionin sepse kishte shumë rreziqe dhe NATO duhej të tërhiqej” ka shtuar ai.   “Ne u tërhoqem sepse pa sigurim nga nuk kishte opsion tjetër. Ne e ndoqëm hetimin mirëpo asnjëherë nuk arritëm ta mbledhim dokumentacionin.” ka rrëfyer danezi.   Jessen-Petersen tha se në ato kushte të quhej një operacion i tillë i rrezikshëm për NATO’n nuk qëndronte fare.”   The Guardian rikujton se Soren Jessen-Petersen, që ka qenë në krye të UNMIK në 2004-06, dhe ka bërë përpjekje për ta bërë atë më agresiv ndaj krimeve të nivelit të lartë, tha se ai gjithmonë ka pas rezistencë nga kryeqytetet përendimore që donin ti mbronin partnerët e tyre që i kishin në lidershipin kosovar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: