Gjatë vitit 2013, 1207 pacientë vdiqën në klinikat e QKUK-së
Numri i të punësuarve në institucionet publike shëndetësore në vitin 2013, ishte 13.618. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57 për qind ishin femra,
ndërsa 43 për qind meshkuj.
Krahasuar me vitin 2012, numri i të punësuarve në vitin 2013 është rritur për 8, ose shprehur në përqindje 0.05 për qind.
Numri i pacientëve të vdekur në Klinikat e QKUK ishte 1.207, prej tyre 314 apo 26 për qind e rasteve ishte në Klinikën e Neurologjisë.
Krahasuar me vitin 2012, numri i vdekjeve në vitin 2013 është më i vogël për 82, apo shprehur në përqindje 6.4 për qind.
Numri i pacientëve të vdekur në spitalet rajonale ishte 882. Krahasuar me vitin 2012, numri i pacientëve të vdekur në vitin 2013 është më i madh për 42, apo shprehur në përqindje 5 për qind.
Kështu thuhet në raportin “Statistika e Shëndetësisë 2013” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Publikimi jep të dhëna edhe për pacientët.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të operuar në institucionet shëndetësore thuhet se ishte 49.528, prej tyre 32.692 ose 66 për qind e operacioneve janë kryer në Klinikat e QKUK-së, ndërsa 16.836 apo 34 për qind në spitalet rajonale.
Krahasuar me vitin 2012, numri i pacientëve të operuar në vitin 2013 është më i madh për 967, apo shprehur në përqindje për 2 për qind.
Numri i institucioneve shëndetësore private të licencuara ishte 1.003.
Nga numri i përgjithshëm i institucioneve të licencuara 305 apo 30 për qind ishin ordinanca stomatologjike.
Krahasuar me vitin 2012, numri i institucioneve të licencuara në vitin 2013 është rritur për 45, apo shprehur në përqindje 4.7 për qind.