Përkujtohen dëshmorët Fahri Fazliu e Afrim Zhitia
Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, sot është mbajtur një akademi përkujtimore në Tetari Kombëtar të Kosovës, nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi.
Ndonëse kryeministri nuk ishte prezent, në emër të tij foli zëvendësi i tij Hajredin Kuqi.
Ai tha se Afrim Zhitia ishte një ndër ata që së bashku me Fadil Vaten dhe veprimtarë të tjerë, edhe pas daljes nga burgu nuk reshtën për asnjë çast me punën e tyre për organizim dhe forcim të lëvizjes kombëtare.
“I tillë ishte edhe Fahriu që më vonë edhe vëllau i tij, Bahriu, u bënë kolos dhe ideatorëpor edhe veprimtarë e luftëtarë të çështjes kombëtare”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij, rënia e Afrimit dhe Fahriut u bë frymëzim për veprimtarët e asaj kohe e edhe për gjeneratat e reja pastaj.
Të pranishëm ishin edhe familja e Afrim Zhitisë. Sadete Zhitia me shumë emocion e kujtoj rënien e të vëllait 25 vite më parë.
Afrimi i Fahriu u përkujtuan edhe nga bashkëluftëtarët e tyre. Ata thanë se këta dy heronj nuk do të mbesin kurr vetëm emra, por themele të lashtësisë.