Ahmeti: Mustafa nuk bënë ta braktis Haradinajn
Analisiti Arben Ahmeti thotë se meqë vendi po hynë në javën vendimtare të daljes nga ngërçi, një element nuk duhet harruar.
“Ramush Haradinaj është barka e shpëtimit të Isa Mustafës. Kësisoj, do të ishte e pamoralshme që kreu i LDK-së ta braktis këtë barkë, tash pasi që Haradinaj e shpëtoi nga dorëheqja prej LDK-së”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Sipas tij, Isa Mustafa e ka të pamundur të përballet me komandantët që priten të jenë problem i qeverisjes së ardhshme për shkak të Gjykatës Speciale, me sundimin e ligjit që duhet të vendoset por mbi të gjitha me opozitën e PDK-së, për shkak të qeverisjes që e ka bërë në Prishtinë.
“Të trija këto mundësi, lideri i LDK-së i sheh tek ai i AAK-së Ramush Haradinaj. Kur kësaj iu shtua edhe nevoja që të evitoj dorëheqjen që i kërkohej prej kryetarllekut, Isa Mustafa ia mësyu selisë së AAK-së, për ta vendosur Haradinajn në krye të një beteje që do ta çonte Thaçin në opozitë dhe do ta shpëtonte Mustafën nga dorëheqja duke e bërë kryeparlamentar”, thotë Ajmeti.
Tutje ai shton se kalkulimi, ka dal të jetë i saktë, pos në pikën për kryeparlamentar.
“Dështimi në këtë pikë, nuk i jep të drejtë morale Mustafës që tash kur i ka ikur rrezikut të dorëheqjes, ta braktis Haradinajn. Një zhvillim i tillë do të ishte i ngjashëm me atë udhëtarin që posa e kalon lumin i bie shkelm gomarit”, ka thënë në fund Ahmeti. /Indeksonline/