Prishtinë, policia e shpëton një vajzë nga duart e kidnapuesit

prishtin-euml-policia-e-shp-euml-ton-nj-euml-vajz-euml-nga-duart-e-kidnapuesit_hdNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mesditë në qendër të kryeqytetit, kur një burrë ka provuar të kidnapojë një vajzë të vogël, e cila sapo kishte dalë nga kursi i gjuhëve të huaja.

 

I shpejt kishte qenë reagimi i Policisë së Kosovës, të cilët janë njoftuar për këtë rast nga nëna e vajzës. Gazetari i portalit Koha.net që ka rastisur në ato qaste aty, ka përcjell nga afër gjithë situatën.

Gruaja i ka deklaruar policisë dhe qytetarëve që kanë rrethuar shpejt vendin e ngjarjes, se e njihte kidnapuesin, dhe se me të njëjtin kishin një kontest gjyqësor. Nuk ka treguar për relacionin që ka me të, por ka përmendur një borxh prej 100 mijë eurosh që kidnapuesi ia ka familjes së vajzës.

Vajza, që dukej paksa e traumatizuar nga krejt kjo situatë, i është kthyer nënës nga ana e Policisë, ndërsa kidnapuesi është arrestuar.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje, por një gjë e tillë, të shtunën, ka qenë e pamundur. /koha.net/

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: