Kalo te lënda

Ja çfarë përjetojnë gratë që lindin në QKUK (Video)

ja-ccedil-far-euml-p-euml-rjetojn-euml-grat-euml-q-euml-lindin-n-euml-qkuk-video_hdShumë shpesh gratë që lindin në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK janë ankuar për trajtimin që u bëhet aty.

Kanë raportuar se marrin edhe ofendime nga motrat dhe doktorët në këtë spital.

Në një video që e ka siguruar KTV-ja, shihet se në çfarë kalojnë nënat gjatë lindjes. Motra e ndërrimit në Gjinekologji i detyron gratë, të cilat kanë lindur në mënyrë cezariane, që të rregullojnë gjithçka rreth vetës para se t’iu bëhet vizita nga mjeku.

E herën tjetër, kur kjo paciente nuk gjendet në dhomë, motra e ndërrimit nuk kursen fjalët për të.

Nëna e cila i ka bërë videot ka thënë se do të ankohet në QKUK për trajtimin dhe këtë nuk e ka bërë deri tani për shkak të gjendjes së saj dhe pushimit që i është dashur pas lindjes.

Ajo ka dashur të mbetet anonime për shkak të trajtimit që i duhet ta vazhdojë në QKUK dhe hakmarrjes që frikësohet se mund ta pësojë nga doktorët e spitalit.

Në këto video, pacientet tregojnë se pos materialit për lindje, u kanë dhënë para ryshfet edhe doktorëve që t’i marrin parasysh dhe të trajtohen më mirë.

Natën e 4 tetorit, kur ajo ka lindur dhe ka qenë në mjekim intensiv, tregon se mjeku kujdestar kishte ndezur edhe cigare brenda repartit intensiv, por për shkak të pamundësisë që të lëvizë, thotë se nuk ka mundur ta incizojë, transmeton Koha.net.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga QKUK-ja, por zëdhënësi i saj, Shpend Fazliu, nuk ka qenë i qasshëm.

 

http://vimeo.com/110659629

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: