Thaçi: Situata është kritike, kërkon urgjentisht bisedime me liderët

fotoKryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të shikohet interesi nacional para atij personal apo partiak. Ai ka ripërsëritur thirrjen për të biseduar me spektrin politik, si mënyrë për të dalë nga kjo situatë, siç e ka quajtur ai kritike.
Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi u ka bërë thirrje përsëri liderëve politikë që të ulën dhe të gjejnë zgjidhje për formimin e institucioneve .

Ai ka bërë thirrje që të shikohet interesi i përgjithshëm dhe të lihen anash interesat personale apo partiake.
Në përurimin e rrugës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja duhet të bëhet duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Unë e ritheksoj edhe sot, zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 8 qershorit, duke respektuar vazhdimisht të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por definitivisht jemi duke kaluar në një situatë apo rrethanë kritike që nuk kemi kohë për të humbur dhe kërkohet që secili lider dhe secila parti të shikojë më tepër interesin nacional sesa interesat personale apo partiake”.

 

“Ne i ftojmë përsëri liderët e interesuar që të ulemi dhe të bisedojmë, të gjejmë zgjidhjen e duhur dhe të krijojmë institucione stabile gjithmonë me qëllim integrimet euro-atlantike”.
“Shpresoj që të arrihet në të ardhmen e afër, sepse shihet që ka një lloj reflektimi nga të gjithë në domosdoshmërinë e formimit të institucioneve”.

I pyetur për afatet ligjore për formimin e institucioneve dhe rrezikun për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, Thaçi ka thënë se të gjithë janë duke punuar për të dalë nga kjo situatë dhe se ende ka hapësirë për tu zgjidhur institucionet.
“ Të gjithë jemi duke shikuar mundësit që të gjendet zgjidhja sa më e pranueshme, sa më efektive për shtetin dhe qytetarët. Nuk do të kisha fol me data sepse ende ka hapësire legale të mjaftueshme, por domosdoshmëria në proceset politike që po kalojmë kërkon që në mënyrë të shpejtë të ulemi ndoshta edhe në mënyrë urgjente dhe të gjemë zgjidhje për formimin e institucioneve të shtetit”, ka thënë Thaçi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: