Thaçi i nxjerr nga loja Kurtin e Limajn

tha-ccedil-i-i-nxjerr-nga-loja-kurtin-e-limajn_hd, për të hyrë në ‘pazare’ me partitë e qendrës së djathtë, për krijimin e institucioneve të reja, i ka nxjerrë nga loja Lëvizjen Vetëvendosje dhe NISMA-në për Kosovë, parti këto që kanë program majtist.

Kësisoj partia e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, si partner të mundshme në qeverinë e ardhshme po i sheh vetëm LDK-në dhe AAK-në. “Jam i gatshëm që të bisedojë me të gjitha partitë e krahut të djathtë”, ka thënë Thaçi.

Por lufta e fundit deklarative në mes të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinajt, e vë në një pozitë me të favorshme liderin e LDK-së Isa Mustafa, që të bëjë koalicion me PDK-në për t’i krijuar institucionet e reja.

Pro një koalicioni me LDK-në, janë shprehur edhe disa deputetë të PDK-së. Rrustem Mustafa dhe Bekim Haxhiu vazhdimisht insistojnë që Kosova për katër vjetët e ardhshme duhet të qeveriset nga këto dy parti. /Tribuna/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: