Mustafa heq dorë nga posti i kryeparlamentarit? Kërkon reflektim karshi gjendjes së krijuar

isa-mustafa-heq-dor-euml-mustafa-nga-posti-i-kryeparlamentarit-k-euml-rkon-reflektim-karshi-gjendjes-s-euml-krijuar_hdKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, siç duket është dorëzuar me faktin se nuk mund të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos ta njohur vullnetin e shumicës në Kuvend dhe për t’ia adresuar të drejtën vetëm PDK-së për propozim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, krijoi një situatë në të cilën Koalicioni parazgjedhor në krye me PDK-në ka bllokuar vendin.

Andaj, ka shtuar ai, “duke respektuar fuqinë e votës dhe përkushtimin e deritanishëm të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe VV si dhe vullnetin e partive joshumicë, ne mund dhe duhet t’ia ofrojmë Kosovës një qeveri stabile dhe efikase”.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

 

Po përfundojnë pesë muaj nga Marrëveshja e LDK-së me AAK-në dhe Nismën , të cilës më vonë iu bashkëngjitë edhe Lëvizja VV dhe përpjekjes sonë, që duke respektuar procedurat demokratike, si shumicë parlamentare të konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos ta njohur vullnetin e shumicës në Kuvend dhe për t’ia adresuar të drejtën vetëm PDK-së për propozim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, krijoi një situatë në të cilën Koalicioni parazgjedhor në krye me PDK-në ka bllokuar vendin, sepse në mungesë të votave nuk po procedon me vazhdimin e seancës konstiutive të Kuvendit, kurse koalicioni paszgjedhor në krye me LDK-në i ka votat por Gjykata ia ka mohuar të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi bërë përpjekje që edhe në vendin tonë të aplikohen standarde të sistemit demokratik parlamentar, ku shumica parlamentare vendosë.

Por vendi ka mbetur peng i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kurse LDK dhe as subjektet e tjera të koalicionit paszgjedhor , edhe pse kanë kërkuar zgjidhje të arsyeshme, kanë respektuar institucionet e vendit si shprehje e kulturës së tyre shtetërore.

Qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet e Qershorit të këtij viti. Asnjë parti dhe koalicion parazgjedhor nuk ka arritur shumicën që të formojë institucionet. Koalicioni paszgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe marrëveshja me VV kanë siguruar shumicën parlamentare.

Me këtë shumicë ne mund të konstituojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me përkrahje të deputetëve të partive joshumicë do të arrijmë 2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Objektivi ynë është që të bëjmë ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit. Ky është objektiv që iu përkushtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partneritetit tanë ndërkombëtarë.

Prandaj, duke respektuar fuqinë e votës dhe përkushtimin e deritanishëm të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe VV si dhe vullnetin e partive joshumicë, ne mund dhe duhet t’ia ofrojmë Kosovës një qeveri stabile dhe efikase.

Në ditët në vijim do të mbajmë konsultat me degët dhe organet e LDK-së si dhe me partnerët tanë të koalicionit në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme për shumicën dhe për Kosovën.

Vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje, vendi ka nevojë të ketë zgjidhje. Prandaj, të gjithë ne duhet të reflektojmë karshi gjendjes së krijuar. (sic) /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: