Kalo te lënda

Donika Kadaj: S’ka prishje e as ridizajnim të marrëveshjes

fotoAnëtarja e Kryesisë së AAK-së dhe deputetja e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë për Indeksonline se marrëveshja e Bllokut LDK-VV-AAK-Nisma nuk prishet e as nuk ridizajnohet.

“S’ka prishje dhe as ridizajnim të marrëveshjes. Ka përkushtim që si shumicë absolute parlamentare të ecim tutje në formimin sa me të shpejt të institucioneve”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo tutje ka thënë se bazë e kësaj marrëveshja janë parimet e qeverisjes transparante dhe politikat zhvillimore në shërbim të qytetarëve të vendit.

Lini një koment