PDK: Në Gjilan qeverisja e LDK-së edhe Ndërmarrjeve Publike po i vë drynin

fotoQeverisja komunale e LDK-së në Gjilan, përveç degradimit institucional dhe stagnimit ekonomik lokal, po vazhdon edhe me shkatërrimin e plotë të pronave publike dhe fabrikave të privatizuara nga AKP, krejt këto me qëllim të realizimit të interesave të ngushta të pushtetarëve që po udhëheqin me komunën e Gjilanit, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Sipas Këshilltarit Komunal të PDK-së Riad Rashiti, thuhet se Kuvendi Komunal i Gjilanit fatkeqësisht është bërë instrument i ekzekutivit komunal dhe i kryetarit të komunës Lutfi Haziri, i cili ka për synim dhe qëllim të vetëm, kontrollimin e plotë të jetës institucionale dhe në një formë edhe të privatizimit të komunës, duke e shndërruar në “Qendër të Biznesit” për donatorët dhe militantët e LDK-së, për përfitime materiale në kurriz dhe në dëm të krejt qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe të Anamoravës në përgjithësi.

Vendimi i miratuar më 29 shtator 2014 në Kuvendin Komunal mbi revidimin e qasjes së hartimit të planit rregullues urbanistik “Qendra 4” në Gjilan, arsyeshmëria e paraqitur për këtë çështje si dhe gjendja faktike në teren, e tregon hapur dhe shumë qartë, se këtu bëhet fjalë për dallavere të cilat kanë nisur dhe po shihen qysh tani, ende pa filluar procesi i revidimit të këtij plani rregullues urbanistik në këtë pjesë të qendrës së qytetit. Ku përmes këtij vendimi, po lejohet ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit të pronave publike, të cilat janë privatizuar nga AKP.

Në këtë pjesë të planit rregullues, gjenden disa prona publike, fabrika të privatizuara nga AKP-ja, si Fabrika për Përpunimin e Miellit, Fabrika e Konstruksioneve Metalike, “Gosha-Metaliku”, Kompleksi i Kombinatit të Tekstilit “Integj”, Fabrika e Radiatorëve si dhe Çerdhja e fëmijëve. Edhe pse me vështirësi, këto fabrika edhe sot funksionojnë dhe kanë të punësuara qindra punëtorë, mirëpo gradualisht me politikat zhvillimore të Lutfi Hazirit, aktualisht ato vende pune po rrezikohen të shuhen, nga vënia e drynit të këtyre fabrikave.

Sot kur po flasim, veç kanë filluar ndërtimet kolektive banesore brenda hapësirave dhe pronave të këtyre fabrikave, ende pa filluar revidimi i planit rregullues urbanistik dhe në kundërshtim me kushtet aktuale urbanistike, në qendrën e qytetit të Gjilanit. Por kjo siç duket nuk do të jetë aspak problematike, pasiqë disa nga investitorët të cilët kanë filluar ndërtimet banesore, janë të afërt me kryetarin e komunës dhe pjesë e pushtetit komunal.

Dëshmi tjetër është edhe rasti i lejimit nga ana e Lutfi Hazirit, për privatizimin e Çerdhes së Fëmijëve, e cila deri më tani nuk ka mundur të shitet, si pasojë e një vendimi që e kishte marrur qeverisja e PDK-së. Mirëpo edhe këtë vendim e ka anuluar instrumenti i Lutfi Hazirit, pra Kuvendi Komunal i Gjilanit, duke ia mundësuar financuesve dhe “Bosëve” të LDK-së blerjen e kësaj çerdhe të fëmijëve, për të ndërtuar edhe në këtë pronë banesa kolektive dhe lokale afariste. Ndërsa në anën tjetër kryetari i komunës në publik, deklarohet krejt ndryshe për pronat publike, prej asaj që ai punon dhe vepron ditën e natën për të realizuar planet e klaneve të tij.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: