Nikolic kërcënon BE’në: Nuk i njihni ju mirë serbët
Për ta kuptuar që liderët serbë nuk ndryshojnë kurrë, pavarësisht paraqitjeve publike si njerëz të moderuar , duhet kushtuar vëmendje intervistës së fundit të presidentit serb, Tomislav Nikoliq për një televizion rus
Nikoliq e ka përsëritur qëndrimin e rregullt të liderëve serbë se vendi i tij dëshiron të jetë afër edhe me Bashkimin Evropian edhe me Rusinë.
Mirëpo, nëse Brukseli nuk ia krijon këtë mundësi, Nikoliq ka thënë se evropianët nuk e dinë ende se si janë serbët.
Vetëm sa për të kujtuar një situatë të njejtë kur muza e të gjithë radikalëve serbë, Slobodan Millosheviq kërcënonte se serbët s’ka mundësi t’i ndal kush. Të gjithë e dimë se si përfundoi kjo histori, apo jo.
Mirëpo, duket sikur liderët serbë nuk e kanë kuptuar si duhet mësimin nga hera e fundit kur i janë kërcënuar perëndimit.
Nikoliq ka folur se si do i kërkojnë BE-së që të mos e detyrojë Serbinë t’i vë sanksione Rusisë.
I pyetur gjatë intervistës nëse kjo do rrezikonte afrimin e Serbisë me BE-në, Nikoliq është përgjigjur:
“Ata duhet të na mundësojmë edhe Rusinë edhe BE-në. Në rast të kundërt, ata nuk e dinë se si janë serbët”, ka thënë Nikoliq, transmeton Indeksonline.
Nikoliq ka vazhduar më tej duke fajësuar “forcat e huaja kanë luajtur rol” në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe ndarjen e Kosovës.
Do jetë interesant të shohim se si do përfundojë ky episod i krenarisë së tepruar të lidershipit serb.