Sahatqija: Blloku po tenton t’ia ruajë fytyrën Gjykatës Kushtetuese

eeeNënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatqija thotë se Blloku është më i bashkuar se kurrë dhe nëse nuk po krijojnë institucionet është sepse

“po duan t’i ruajnë fytyrën Gjykatës Kushtetuese”.

Deputetja e LDK’së Teuta Sahqatiqja thotë se Blloku i sheh dy mundësi për zgjidhjen e ngërçit. E para, që PDK të kuptoj se nuk mund të krijoj institucionet sepse Blloku nuk do të zbrapset dhe e dyta që të kërkohen sqarime shtesë nga Kushtetuesja. Ajo tha se nuk po e zgjedhin sërish Isa Mustafën kryeparlamentar për të mos lënduar vendimin e Kushtetueses.

“Ne në seancën e parë veç e kemi votuar z. Mustafa dhe vazhdimi i procesit tregoi që me Gjykatën Kushtetuese erdhëm në një realitet të ri dhe në këtë realitet ne dëshirojmë që të mos lëndohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Po tentojmë që t’ia ruajmë fytyrën Gjykatës Kushtetuese ndënëse mendoj se secili prej nesh e ka parë se në Gjykatë Kushtetuese egzistojnë animet”, tha Sahatqija në Interaktiv të KTV’së.

Por ajo dyshon se PDK, siç tha do të pranoj realitetin “për të mirën e vendit”. Sipas saj nga veprimet e partisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi kanë filluar të irritohen qytetarët.

Sipas saj PDK po kërkon bisedime jashtë Kuvendin e këtë nuk e pranon Blloku. Deputetët e LDK-AAK-NISMA-VV duan dialog në Kuvend.

“Koalicioni nuk e ka ndrru qëndrimin. Koalicioni mendon ende të ulemi në Kuvend dhe të bisedojmë”, tha Sahatqija.

Ajo tha se Kushtetuta e Kosovës është demokratike dhe se si e tillë duhet të interpretohet.

Sahatqija tha se presidentja Jahjaga po mundohet të gjej hapësirë për dalje nga ngërçi derisa ajo theksoi se Kosovës nuk i duhen zgjedhjet e reja.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: