Kush e futi në pastrim kimik LVV !!?? Kur kjo donte ti fut të tjerët!!??
Analisti politik, Gazmen Islami thekson se partitë politike nuk duket të kenë parime dhe se gjithçka e befasishme mund të ndodhë.
Ai këtë vlerësim e dha në rrjetin e tij social fcb. Postimi i plotë: “Se sa shpejt shqiptarët pajtohen me marre po shihet tash kur e bardha është bërë e zezë e zeza e bardhe nga politikat e çoroditura dhe politikanët amoral, që nuk marrin mundin me u kërkua falje votuesve të vet për gënjeshtrat dhe premtimet e rrejshme, nuk ndalen me kaq por shkojnë edhe më larg duke u veshur edhe me vellon e Kombit e që harrojnë çka kanë thanë dje, premtimet e kota nuk ndryshojnë nga premtimet e liderëve tjerë. Me e dhimbshme është kur dalin para mediave e thonë : Ne nuk ndryshojmë se kemi parime, e tash si votues me ju thanë, çfarë parimesh… parime që na keni fut në konflikt me gjysmën e Kosovës duke thanë.. LDK parti e komunistëve jugosllavë, Isa tradhtar. AAK parti e haraçit e vrasësve…Limajn e Krasniqin donit me i shti në pastrim kimik njëherë…A nuk është marre kjo Albin.. Lehtë mundesh ti futësh në thesin e gënjeshtarëve, premtueseve të kot, liderëve lakmiqar. Me u zhvesh nga krejt ajo që është thanë dhe veprua me vite, duhet me kanë shumë i keq dhe me kanë kopjues i Drejtorisë politike të UÇK-së”, shkruan Islami./standardi.eu