Ish-gjyqtari i EULEX-it dhe një avokat dyshohen për marrje ryshfeti (Video)

ish-gjyqtari-i-eulex-it-dhe-nj-euml-avokat-dyshohen-p-euml-r-marrje-ryshfeti-video_hdIsh-gjyqtari i EULEX-it, Francesco Flori, dyshohet të jetë i përfshirë në një aferë korrupsioni.

Kundër gjyqtarit Flori dhe avokatit Mahmut Halimi janë ngritur pretendime për marrje dhe organizim të ryshfetit.

Për këtë rast, prokuroria speciale ka hapur një procedurë hetimore qysh vitin e kaluar dhe flitet për më shumë se 700 mijë euro.

Autoritetet kosovare kanë parashtruar një kërkesë te organet e drejtësisë së Shqipërisë, për të hetuar një pjesë të këtij rasti, pasi organizimi i ryshfetit dyshohet të jetë bërë në Durrës të Shqipërisë.

Ish-avokat i njërit prej të akuzuarve në rastin “Sekiraça”, Mahmut Halimi, mohon çdo akuzë ndaj tij dhe thotë se është ndier i befasuar kur ka dëgjuar për hetimet ndaj tij.

 

Në bazë të dyshimeve, organizimi fillestar raportohet se u arrit në verën e vitit 2009 ndërmjet gjyqtarit të EULEX-it Francesco Flori dhe Flurim Asanit, vëllai i njërit prej të akuzuarve.

E këtu dyshohet të ketë ndihmuar avokati i mbrojtjes, Mahmut Halimi, pasi Flurim Asani, vëllai i Besnikut të akuzuar, ka thënë një gjë të tillë për organet e drejtësisë.

Derisa avokati Halimi mohon të gjitha akuzat, aty pretendohet se avokati Halimi dhe gjyqtari Flori, gjatë takimit në Durrës, kishin rënë dakord për 250 mijë euro ryshfet, që do të paguhej për secilin të pandehur. /koha/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: