I gjithëdijshmi Rexhep Qosja në biseda informative

rr1Rexhep Qosja ka cilësorë të shumtë në opinionin publik: akademik, shkrimtar, kritik letrar, intelektual madje edhe “Baba” i kombit. Në fakt, dy persona me banim në Kosovë kanë cilësorin “Baba”, Rexhep Qosja dhe Enver Hasani, që të dy kanë një flirtim me qeverinë “Thaçi”.

Në bisedën informative që i bëjnë sa herë nga Tirana, d.m.th sa herë kanë nevojë për tym në opinionin publik, “Baba” i letrave jo kushtetuese Rexhep Qosja ngutet të japë mendim për çdo gjë.

Mediat e Tiranës prej katër ditësh janë në përmbytje nga shëllira intelektuale e Rexhep Qoses. Në bisedën e parë informative në gazetën shqiptare të datës 5 tetor, “Baba” Qose e nis me ekspertizën e tij intelektuale për narkotrafikantët e Lazaratit; më pas flet për kuvendin e Partisë Demokratike që si duket e paska ndjekur me detaje si detyrë partie; madje për skandalin në Bankën e Shqipërisë është aq i mirë informuar sa rrogën e ish-guvernatorit Fullani 7.500 dollarë e kuantifikon në 23 rroga familjesh.

Me siguri këto informacione të dejuara e të dhëna financiare të vështira për t’u gjendur nga gazetarët më të aftë në kronikës së zezë gjenden në bisedën informative të Rexhep Qoses për median e Tiranës. Në bisedën e dytë informative të datës 6 tetor, “Baba” i letrave jo kushtetuese Rexhep Qosja hapërdahet për fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës dhe terratiset kundër Ibrahim Rugovës, lumturohet për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë dhe thumbon si grerëz dy fjalimet e presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe ipeshkvin e Tiranës dhe Durrësit, imzot Rrok Mirdita.

Në këtë bisedë të dytë informative, “Baba” Qose duket i tejet shqetësuar për fjalimin e imzot Mirditës, i cili e quajti kishën shqiptare si kishë kufiri duke pohuar një gur themeli përkundër asaj serbe ortodokse dhe rritjes së fundamentalizmit islamik. Kush e ka ndjekur polemikën e kritikut Qose me shkrimtarin e shqiptarëve Ismail Kadare mban mend dyzimin e “Baba” Qoses për identitetin e shqiptarëve.

Megjithatë në këtë bisedë të dytë informative Rexhep Qose bën edhe analistin politik të brendshëm të Kosovës, duke sugjeruar një bllok tjetër kundër Isa Mustafës dhe hapur një shteg qeverisje për Hashim Thaçin. Ndërsa në bisedën e tretë informative për median e Tiranës me të datës 7 tetor, “Baba” Qose jermon krejt duke bërë komente për imamët e arrestuar për rekrutimit të rinjve për xhihadizëm në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri dhe shfaqe si patriot i orëve të para në krah të Adem Demaçit kundër Serbisë, paçka se në karrierën e tij nuk ka një shkrim kundër Serbisë, përkundrazi poezi për mareshalin Tito.

Në këtë bisedë të tretë informative “Baba” i letrave jo kushtetuese bëhet edhe urbanist për të kritikuar ndërtimet pa leje në Tiranë dhe Prishtinë, si dhe thurur lavde për Edi Ramën dhe sharë pa teklif Maks Velon për gjetjet e tij aspak antropologjike. Në bisedën e katërt informative për gazetën e Tiranës, “Baba” Qose pritet të flasë për reformën në drejtësi, për reformën administrative, e gjithfarësoj temash të tjera.

Sido që të jetë, në këto biseda informative të porositura paq, “Baba” i letrave jo kushtetuese nuk flet një minutë dhe asnjë fjalë për letërsinë dhe letrat shqipe ku pretendon të jetë profesionist. Në këto biseda informative duhet thënë se Ai vetë keqpërdoret politikisht dhe instrumentalizohet qëllimisht për të zënë një vend në kujtesën publike.

Rexhep Qose po kërkon të jetë protagonist në varrimet e të tjerëve duke bërë kujtime, ditarë e biseda informative të një kohë të shkuar dhe pak të harruar. Në fakt, Rexhep Qosja ka zgjedhur këtë mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes për merita jo akademike, pra të akuzojë ndonjë figurë që zotëron vlera e simpati tek shqiptarët.

Sa herë mundet, nguc krerë të partive kryesore andej dhe këtej kufirit me synimin e zhvlerësimit të rolit të tyre publik; nguc kryekrerë të letrave shqipe sepse është mënjanuar nga skena intelektuale dhe s’pranon harresën.

*Autori është gazetar nga Tirana dhe njohës i mirë i rrethanave politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: