Demaçi i sugjeron Jahjagës të shkojë në Serbi
Presidentja Atifete Jahjaga ka marrë një ftesë për të shkuar në Beograd më datë 1 nëntor për të marrë pjesë në forumin e Komisionit Trilateral, kushtuar integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Jahjaga ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Veprimtari Adem Demaçi, siç transmetojnë sot mediet në Prishtinë, mendon se Jahjaga duhet të shkojë në Beograd dhe se atje duhet të kërkojë që nga pala serbe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe të tregojë se Kosova është një shtet më vete që kërkon fqinjësi të mirë.