Kalo te lënda

Ndihmohen 60 familje skamnore, me rastin e Festës së Kurban Bajramit

fotoOOC0N5UHMe rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Lipjan, sot ka ndihmuar më shumë se 60 familjeve skamnore në komunën e Lipjanit.

Fatime Bërbatovci, përgjegjëse në Kryqin e Kuq, Dega në Lipjan , tha se me rastin e festës së Kurban Bajramit, janë shpërndarë 1500 kg miell dhe janë ndihmuar 60 familje me asistencë sociale.

Bërbatovci, ka falënderuar kryetarin e komunës, Imri Ahmetin, që po i përkrah në vazhdimësi aktivitetet e Kryqit të Kuq. Të njëjtën kohë ajo ka falënderuar edhe fabrikën e miellit në Xerxë, dhe fabrikën për përpunimin e qumështit “ ALGIDA” që iu bashkuan aksionit në fjalë.

Lini një koment