Kalo te lënda

Urimi i Kadri Veselit

fotoBOQK5U2ONënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook” ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Më poshtë lexoni urimin e Veselit:

Gëzuar Kurban Bajrami!

Në këtë ditë të faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes, kujtoj me nderim flijimin dhe përkushtimin e atyre që kontribuuan për lirinë tonë.
Uroj që në të gjitha familjet tona të ketë paqe, shëndet e lumturi, duke shprehur përkrahje dhe solidaritet me të gjithë ata që me vendosmëri, çdo ditë e ndërtojnë vendin dhe kontribuojnë që së bashku të shkojmë përpara, në mesin e vendeve euroatlantike.
Kjo ditë le të jetë edhe afrim me njëri tjetrin, me besimin se vendi ynë është në rrugë të mirë për të shtuar vlerat tona.

Lini një koment