Policia e Kosovës: Ja sa kanë kushtuar uniformat
Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik ka treguar për çmimin e uniformave që bartin punonjësit e sigurisë.
Lidhur me projektin furnizim me uniformë të re për Policinë e Kosovës, janë bërë shumë analiza me qëllim që të kemi uniformë cilësore si dhe të arrihet kursim në mjete financiare për të zvogëluar humbjet në investime për uniformë .
Aktualisht Policia e Kosovës ende nuk ka pranuar asnjë vendim/njoftim nga OSHP-ja, lidhur me projektin e furnizimit me uniforma të PK-së, por ne vlerësojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt për projektin në fjalë.
Planifikimi i Policisë së Kosovës në implementimin e këtij projekti, ka qenë realizimi i kontratës kornizë që ndërlidhet me mundësitë buxhetore që disponon PK-ja për pajisjen e pjesëtarëve të PK-së me uniforma.
Për sqarim, sipas planifikimeve buxhetore për periudhën tre (3) vjeçare (2014, 2015 dhe 2016), shfrytëzimi i buxhetit për furnizim me veshmbathje është paraparë si në vijim:
1. Viti 2014……………..2,568,347 €;
2. Viti 2015……………..2,063,347 €;
3. Viti 2016……………..2,068,347 €;
Në bazë të planifikimeve buxhetore për tri vitet e lartcekura shifet qartë se Policia e Kosovës planifikon të shpenzoj 6,700,041 euro, e jo 13 milion euro, siç potencohet ne artikullin e lartcekur.
Andaj bazuar në respektimin e të gjitha kritereve, udhëzimeve dhe procedurave të parapara ligjore, Policia e Kosovës e vlerëson të drejtë procesin e tenderit për furnizim me uniforma policore, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim e PK-së. /Indeksonline/