AUV: Preni kurban, nuk ka rrezik nga “Gjuha e Kaltër”

delet-frNuk ka vend që qytetarët të shqetësohen për rrezikun nga sëmundja e kafshëve e njohur si “Gjuha e kaltër, nesër me rastin e prerjes së kurbanëve.

Kështu thonë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi theksoi se përkundër shfaqjes dhe pranisë së kësaj sëmundje, nuk ekziston as një rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Ndërkohë, Bashkësia Islame ka hedhur poshtë zërat e përhapur se paratë e destinuara për prerjen e kurbanëve mund të keqpërdoren.

Shumë qytetarë në prag të festës së Kurban Bajramit, kanë shprehur shqetësim për rrezikun nga sëmundja e kafshëve gjuha e kaltër me rastin e prerjes së kurbanit. Lamir Thaçi tha për Radio Kosovën se shqetësimi është i pa vend, pasi në as një rast, nuk ekziston rreziku për shëndetin e qytetarëve.

“Sëmundja nuk është ngjitëse, është virusale dhe nuk transmetohet nga kafsha tek kafsha dhe as nga kafsha tek njeriu. Therja e kurbanëve është e lejuar, por ajo duhet ti përmbahet kushteve higjienike dhe të bëhet në thertore të licencuara sipas ligjit”, thotë Lamir Thaçi zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Rasti i parë i sëmundjes “Gjuha e kaltër” është shfaqur me 22 gusht në Kosovë dhe është konfirmuar më 10 shtator. Sëmundja përhapët përmes mushkonjës, kurse është karakteristikë për vendet e ulët dhe më pak për zonat në lartësi mbidetare, për shkak të kushteve klimatike.

Sëmundja së pari ishte shfaqur në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri, kurse në Kosovë ishte paraqitur fillimisht në zonat kufitare. Deri më tani në Kosovë janë prekur 1120 krerë dele, kurse prej tyre kanë ngordhur 157 krerë në disa komuna.

Komunat më të prekura janë Vitia, Kamenica, Prishtina dhe Podujeva. Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tha se kjo sëmundje po luftohet në bashkëpunim me nivelin lokal, ndërsa ka shtuar se presin që sëmundja Gjuha e kaltër, të zhduket me ftohjen e motit

Ndërkohë, Bashkësia Islame ka hedhur poshtë zërat e përhapur se paratë e destinuara për prerjen e kurbanëve mund të keqpërdoren.
Me paratë që besimtarët dorëzojnë në xhami për kurbanë, prehen kurbanët dhe me këtë kryhet vetëm obligimi fetar, deklaruan në BIK. Krye-imami i Bashkësisë Islame – Resul Rexhepi tha për Radio Kosovën se zërat për keqpërdorime janë dashakeq dhe me qëllime tendencioze.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: