Dafina Zeqirit i fshihet klipi, shkak borxhet
Dafina Zeqiri kohë më parë publikoi videoklipin “Ndjenjë Tjetër”, i cili edhe pse u prit mirë nga publiku, duket se nuk është pritur mirë nga dikush tjetër.
Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës është vërejtur se nuk ekziston më videoklipi i Dafina Zeqirit në YouTube dhe se ai është bllokuar.
Në përshkrimin e bllokimit shkruan “Lavire Paguaj Borxhin”, që duket se ka të bëjë me ndonjë ish-bashkëpunëtor të Dafinës të cilët pretendojnë se këngëtarja u ka mbetur borxh dhe kështu kanë bërë ankesë në YouTube. Dafina kaherë ka pasur probleme me publikuesit në kanalin e saj në YouTube. Së pari ajo ishte në menaxhim të Besfort Hasanajt në YouTube e më pas edhe producenti dhe ish-menaxheri i saj Cekic ishte ai që menaxhoi Dafinën në YouTube.
Dhe, ky problem i ri duket se buron nga e kaluara jo fort e mirë e Dafinës sa i përket publikuesve dhe transmetuesve të krijimtarisë së saj artistike. Tani ajo është nën ombrellën e OnAir FM. Në faqet zyrtare të Dafinës nuk shkruan asgjë rreth këtij problemi, teksa edhe kontaktimi me të ka qenë i pamundur.