Kalo te lënda

Presidenca: Kuvendi është institucion autonom

presidenca-kuvendi-euml-sht-euml-institucion-autonom_hdZyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se takimet e presidentes me liderët e partive politike parlamentare janë

proces i veçantë që synon të lehtësojë diskutimet mes tyre, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve të reja të vendit në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Nëpërmjet një sqarimi, Zyra e Presidentes thekson faktin se Kuvendi i Kosovës është institucion plotësisht autonom.

“Asnjë procedurë e brendshme e tij, përfshirë edhe thirrjen e seancës së tij, nuk ndërlidhet me përpjekjet e Presidentes për lehtësim të dialogut. Presidentja Jahjaga respekton pavarësinë dhe rregullat e Kuvendit”, thuhet në sqarim.

Gjithashtu shtohet se Presidentja Jahjaga do të vazhdojë të luajë rolin e saj kushtetues të faktorit të unitetit.

“Presidentja bën thirrje te të gjithë liderët politikë në vend që të përshpejtojnë gjetjen e zgjidhjes së çështjes për krijimin e institucioneve”, përfundohet në sqarimin e Presidencës. /

Lini një koment