Kalo te lënda

Kosovarët të parët në botë me pëlqime për Amerikën!

fotoNjë përdorues i Facebookut “ka përgënjeshtruar” lajmin se shqiptarët në Kosovë janë të dytët në botë që e pëlqejnë faqen e Ambasadës Amerikane në këtë rrjet social, në krahasim me shtetet e tjera.

Në fakt, sipas analizës të këtij përdoruesi kosovarët janë të parët në botë për sa i përket pëlqimeve në Facebook për një faqe të Ambasadës Amerikane.
Në një postim që ai e ka paraqitur me grafikon dhe e ka plasuar në murin e Ambasadës amerikane, e shkruar në shqip dhe në anglisht është bërë krahasim i pëlqimeve në Facebook me numrin e përgjithshëm të popullsisë.

“Para disa ditëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë njoftoi se faqja e saj në Facebook është e dyta me më së shumti Like’s (pëlqime) në Evropë. Disi, tingëlloi se nuk është kënaqshëm për Kosovën, prandaj, i kërkova disa faqe në Facebook të Ambasadave të SHBA-ve në disa shtete të botës. Pashë se disa kanë edhe mbi 1 milionë pëlqime, por në ato vende edhe popullsia është shumë më e madhe. Prandaj, i mora dhe i llogarita se si përqindje e gjithsej popullsisë, cila nga vendet e botës ka më shumë pëlqime. Dhe natyrisht, rezultatet e këtij kërkimi të shpejt paraqitën diçka më të bukur.

Jemi Nr 1 në botë dhe larg nga vendi i dytë, siç edhe është paraqitur në grafik!”, ka shkruar ky përdorues në Facebook.
Vendin e dytë aty e mban Mali i Zi, e të tretin Shqipëria.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: