Deda: Zaptuesit, pa turp po kërkojnë mirëpkuptim
Pas kërkesës së Flora Brovinës, për shtyerjen e vazhdimit të seancës konstituive, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Sipas tij, shtyerja e seancës, është në kundërshtim me vullnetin e shumicës së deputetëve.
Reagimi i plotë i Dedës
Kemi hyrë në muajin e pestë të zaptimit të hapur të shtetit. Zaptuesit po luajnë me Kosovën, dhe sot në kundërshtim me vullnetin e shumicës së deputetëve e shtyjnë në afat të pacaktuar vazhdimin e seancës konstituive. Dhe, pa turp, kërkojnë mirëkuptim!
Nuk ka mirëkuptim për zaptuesit dhe formën më të vrazhdë të kapjes së shtetit.
Në Kosovë duhet të respektohet dhe zbatohet e parimi bazë i një shteti republikan parlamentar – të respektohet vullneti i shumicës së Kuvendit./