Rihanna të luajë krahas James Bondit
Rihanna mund të bëhet edhe aktore në një të ardhme të shpejtë.
Ajo raportohet se është në kombinim për të bërë një paraqitje të shpejtë në filmin e radhës James Bond.
Këngëtarja e famshme është kontaktuar nga producentët për t’iu krijuar një rol në filmin ardhshëm të agjentit sekret.
Filmi, ku në rolin kryesor sërish do të jetë Daniel Craig, do të fillojë të xhirohet në muajin dhjetor dhe pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm.