Kalo te lënda

Dy aksidente në Podujevë me dy të lënduar

fotoNë Podujevë, sot kanë ndodhur dy aksidente të ndara, ndërsa Policia e Kosovës i ka thënë Indeksonline se në njërin prej tyre janë lënduar lehtë dy persona.

Aksidenti me të lënduar, ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” ndërsa lajmi është konfirmuar nga komandanti i Policisë së Kosovës për qytetin e Podujevës, Isak Ejupi.

“Sot kanë ndodhur dy aksidente të ndara. Njëri prej tyre ka ndodhur në rrugën Skënderbeu ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Isak Ejupi për Indeksonline

Lini një koment