Leonora Jakupi fiton në ankand: Jo Princin, po dy parcela

timthumb-134-680x365Kuvendi Komunal i Komunës së Skenderaj zhvilloi sot punimet e tij. Për rend të ditës ishin caktuar dy pika për t’u shqyrtuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Pika e parë kishte të bënte me propozimin e vendimit për parashikimin e buxhetit për vitin 2015. Ndërsa pika e dytë e rendit të ditës ishte rekomandim për shpalljen e fituesve për dhënien në shfrytëzim të paluajtshëm të parcelave Komunale sipas ankandit publik nr. 1-464-39008.

“Sipas rekomandimeve të komisionit, që nuk numëronte në radhët e tij përfaqësues nga shoqëria civile, fitues të këtij ankandi publik janë: Leonora Jakupi për dy parcela, Drilon Malaj dhe Ndërmarrja “Rukolli”, thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sipas materialit të siguruar nga kryetari i këtij komisioni, të interesuar të tjerë për pjesëmarrje në ankandin në fjalë nuk kishte pasur. Një ngjarje e tillë, padyshim që hedh dyshim mbi rregullsinë e procesit në fjalë”.

“Vërejtjet tona nisin nga ajo që si ka mundësi që të mos ketë të tjerë të interesuar? Si mund të fitojë Leonora Jakupi kur nuk ka firmë ndërtimore? Si ka mundësi të fitojë Drilon Malaj kur nuk ka paguar lejen ndërtimore për ndërtesën e tij, të cilën Komuna ia ka rrethakuar me shirit? Si ka mundësi që firma e kryetarit “Rukolli” të ketë në shfrytëzim mbi 90% të hapësirave publike për ndërtim?”.

“Pasi i thamë këto vërejtje në Kuvendin Komunal, ne lëshuam sallën në shenjë proteste. Të njëjtën gjë i ftuam ta bëjnë edhe anëtarët e tjerë, në mënyrë që të mos bëhen pjesë e fajit dhe korrupsionit që ky pushtet lokal po prodhon çdo ditë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: