Ja si i dhanë “material” disa shqiptarë Nikoliqit që të na përdhos në OKB
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, assesi ta “ndalë gjuhën” shoviniste kur bëhet fjalë për Kosovën. Ai gjatë fjalës së tij ë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ka thënë se “prioritet nacional i Serbisë është zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën”.
Ai nuk hezituar që në shumë raste t’i referohet Kosovës si “territor i Serbisë”.
Nikoliq, një ish nxënës i zellshëm i kriminelit që po gjykohet në Hagë, Vojisllav Sheshel, ka folur edhe për kinse “terrorizimin në Kosovë”.
“Serbia shumë mirë e kupton problemin e sigurisë me të cilin po përballet aktualisht bota, pasi që është provuar me aktet e terrorizimit në territorin e saj në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.
“Prioritet nacional i Serbisë është arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike për Kosovën. Për Serbinë, e vetmja zgjidhja e pranueshme, e drejt dhe legale është rezistimi nga ndarja dhe ruajtja e integritetit territorial të gjitha vendeve, përfshirë edhe vendit tonë”, ka thënë tutje ai.
Tutje ai është marrë me numrin e luftëtarëve ballkanas që luftojnë përkrah ISIS-it në Siri dhe Irak.
“Në Ballkan, të dhënat për luftëtarët e huaj janë kështu: Shqipëria (deri në 140) dhe Bosnja (deri në 60). Numrat janë më të ulët në Maqedoni (deri në 20), në Serbi (3), Bullgari (1), derisa në krahinën tonë në Kosovë dhe Metohi janë deri në 150. Këtij problemi duhet t’i dalim në rrugë”, ka thënë tutje ai.
Pra, me shkuarjen në Irak dhe në Siri, shqiptarët e Kosovës i kanë dhënë “material” edhe një nxënësi të kriminelit, siç është Tomisllav Nikoliq, që të flet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.