Kroati pranon: Kam vrarë 145 prej tyre, po ata nuk ishin njerëz, ata ishin serbë!

Ata nuk ishin njerëz, ata ishin serbë, deklaroi Lun Terziq Nikoliq, i cili është në kërkim nga policia argjentinase për shkak të tentimit për të vrarë një të njohur

foto
Policia argjentinase është në kërkim të një shtetasi kroat me emrin Lun Terziq Nikoliq, i cili gjatë luftërave në Kroaci, sipas deklarimit të tij, vrau 145 serbë. Fletëarresti u lëshua pasi Terziqi u përpoq që të vriste një të njohur në Argjentinë, pastaj u arratis. Sipas medieve argjentinase, Terziqi u njoh me viktimën e tij përmes rrjetit social dhe pastaj u takuan, transmeton Tetova News.

Tronditja nga interneti

– Pas tri ditësh ajo i bëri ftesë që ai të shkojë në qytezën Rio Grande. Pasi nuk kishte ku të vendoset, ajo e ftoi në shtëpinë e saj. Pas disa ditësh ajo tronditet kur kupton nëpërmjet internetit se ka të bëjë me një njeri që ka bërë krime në Kroaci dhe vrasje në Kili. Menjëherë kërkon nga ai që ta lëshojë shtëpinë e saj dhe atëherë ai tentoi që ta vriste – mediet argjentinasse transmetojnë fjalët e avokatit Maksimiljan Paladin, i cili përfaqëson viktimën jetëgjatë të Terziqit.
Gruaja që e kishte strehuar atë arriti të ikë nga shtëpia dhe fshihet te një i afërm, kurse Terziqi ia mbathi. Autoritetet argjentinase besojnë se ai përsëri do të përpiqet të futet në Kili.

Intervista në burg

Terziqi më herët ka qëndruar në Kili, ku e vrau gruan e tij dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie. Gruan e vrau me 8 plumba, gjashtë ia shkrepi në kokë – shkruajnë mediet argjentinase.
Gjatë qëndrimit në burgun kilian të Punta Arenas, Terziqi ka dhënë një intervistë ku jep detaje të vrasjes së gruas, por pranoi se është përgjegjës edhe për vrasjen e së paku 145 serbëve gjatë luftës në Kroaci në vitet `90 të shekullit të kaluar.
– Sa njerëz kam vrarë? Konfirmoj se kanë qenë 145 njerëz dhe le të mbetet me kaq. Megjithatë, ata nuk ishin njerëz, ata ishin armiq, armiq serbë. Ata ishin serbë, nuk ishin njerëz – deklaroi Lun Terziq Nikoliq vetëm disa vjet para se të shpërngulet në Argjentinë.
Këtë deklaratë shokuese Lun Terziq e dha gjatë vuajtjes së burgut për vrasjen e gruas. Televizioni kilian, në kuadër të serialit me titullin “Gabimi im”, ka xhiruar për të episodin me titullin “Kroati”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: