Inspektorati i AKPM-së ka gjetur 48 raste të barnave ilegale
Inspektorati i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), nga janari i këtij viti ka hasur në gjithsej 48 raste të barnave të paregjistruara, që kanë qarkulluar në tregun kosovar, pa banderola ose me banderola të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore .
Së fundmi, pronari i dy barnatoreve “Dea”, njërës në Prishtinë e tjetrës në Drenas, E. Pajaziti, nga Komuna e Drenasit, është arrestuar të hënën.
Nën dyshimin për “prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore”, Pajaziti sipas njoftimit të policisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari mashkull, i lindur në vitin 1980, është pronar i të dy subjekteve farmaceutike ku janë gjetur barna ilegale.