Kalo te lënda

Ambasada amerikane lanson programin më të madh për bursa për kosovarët

333175 persona mund të jenë përfitues të bursave, për të kryer studimet master në universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të drejtën për të konkurruar e kanë të gjithë qytetarët e Kosovës, nëse kanë të kryer studimet fillestare bachelor.

Lansimi i këtij projekti për vitin 2015, të quajtur Programi i lidershipit transformues e që është bashkëpunim i Ambasadës së SHBA-së dhe Ministrisë së Arsimit, ka marrë vlerësime pozitive.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, është shprehur se ata që do të kenë fatin të studiojnë për master në SHBA, do të ishte mirë të kthehen në Kosovë dhe atë dije ta bartin në vendin tonë.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson, ka thënë se është programi më i madh që deri tash ka projektuar ambasada. Vitin e kaluar, pikërisht nga ky program, kanë udhëtuar për në Amerikë 45 persona, ndërsa këtë vit do të udhëtojnë edhe 75 të tjerë, ku do të nisin sesionin vjeshtor të studimeve në vitin 2015.

Të gjithë të interesuarit për studime në SHBA kanë kohë të aplikojnë deri me datën 26 tetor të këtij viti dhe aplikacionin mund ta shkarkojnë në web faqen e ambasadës amerikane./KOHA.net/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: