Kalo te lënda

Hashim Thaçi i tha Ahmet Krasniqit – “Shumë shpejt do e kryej misionin me ty”

largea_web-ramabaja-madhe1401117036Thaçi e Selimi: “Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës! (2)

Binak Gashit (“Breshka”) tha: «Ne si besojmë Ahmet Krasniqit sepse ai e ka gruan shkinë dhe e dimë se çka ka bë në Kroaci, për këtë ne do ta vrasim Ahmetin Krasniqin».

Takimi i tretë me Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së më 1. shtator 1998 në fshatin Bardhaniq-shkolla e fshatit.
Ishe një takim, i cili shkaktoi neveri dhe përfundimisht u shuan pritjet për konsolidimin e forcave që vepronin në terren dhe ristrukturimin e tyre për shkak të kryeneçësisë dhe kërkesës së atyre, të cilët thoshin shokët kanë thënë dhe kanë vendosur pa u thirr në emra dhe pozita, por që emërim të përbashkët kishin shtabin e përgjithshëm dhe UÇK-në, e në emër të tyre një grusht njerëzish merrnin guximin dhe përgjegjësinë të thirren edhe në emër të popullit, popullizmi si fenomen ishte më shumë se kurrë më parë i përhapur nga këta individ.
Në kët takim përveç Hashim Thaçit (Gjarprit) ishin edhe Rexhep Selimi (dhjetëshi), Idriz Zyrapi (rreshteri), Ramush Haradinaj (Smajli), Binak Gashi (breshka) etj.
Që në fillim Rexhep Selimi në cilësinë e inspektorit gjeneral të UÇK-së kumtoi se Shtabi i Përgjithshëm ka marrë vendim që ta anuloi marrëveshjen e 20-21 gushtit dhe ta riemëroi Ramush Haradinajn komandant të ZORRD dhe disa emërime tjera një ndër ta edhe ky emërim i nënshkruar nga vetë Rexhep Selimi:

 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Lini një koment