Kalo te lënda

“Non-Stop” në krye të ‘box office’ (Video)

ldquo-non-stop-rdquo-n-euml-krye-t-euml-lsquo-box-office-rsquo-video_hdFilmi “Non-Stop” e ka zhvendosur nga kreu i ‘box office’ filmin e animuar, “The Lego Movie”, i cili ishte filmi më i shikuar për tri javë radhazi.

Trileri me Liam Neeson në rolin kryesor ka debutuar me 30 milionë dollarë përfitime në fundjavën që lamë pas.

Krahas aktorit irlandez, në këtë film luajnë edhe Julianne Moore, Michelle Dockery e Lupita Nyong’o, ndërsa Jaume Collet-Serra e ka bërë regjinë.

Vendi i dytë i ka takuar “Son of God” (26.5 milionë dollarë), derisa “The Lego Movie” ka rënë në vend të tretë (21 milionë dollarë).

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:

1. Non-Stop – 30 milionë dollarë 2. Son of God – 26.5 milionë dollarë 3. The Lego Movie – 21 milionë dollarë 4. The Monuments Men – 5 milionë dollarë 5. 3 Days to Kill – 4.9 milionë dollarë 6. RoboCop – 4.5 milionë dollarë 7. Pompei – 4.3 milionë dollarë 8. Frozen – 3.6 milionë dollarë 9. About Last Night – 3.4 milionë dollarë 10. Ride Along – 3 milionë dollarë

Lini një koment