Kalo te lënda

Krasniqi: Jap dorëheqje nëse kërkon PDK-ja

krasniqi-jap-dor-euml-heqje-n-euml-se-k-euml-rkon-pdk-ja_hdKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk do të jap dorëheqje nëse këtë nuk e kërkon PDK-ja, dhe kjo sipas tij për të mos krijuar krizë institucionale.

Por, Krasniqi ka thënë se nëse PDK zyrtarizon kërkesën për dorëheqje të tij, ai është i gatshëm në çdo moment të largohet.

Kurse, Adem Grabovci, kryetar i Grupit parlamentar te PDK-së ka thënë se nuk e shohin të nevojshme ta kërkojnë dorëheqjen e Krasniqit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës të enjten nuk do të mbajë seancë për shkak të aktiviteteve që do të mbahen për Epopenë e UÇK-së me 5,6 dhe 7 mars.

Lini një koment