Kalo te lënda

Donika, politika dhe të vërtetat e një debati

fotoNë ambentin tonë socio-politik, ku dominanca spekulative gjithmonë i zë vendin të vërtetës, edhe mund të presësh dromca që për shumkë nga ne ndikojnë në shumë dimensione. Natyrisht edhe në dimensionin personal, atë të figurës-imazhit, pastaj në përpjekjet e një rrënimi politik, që do prodhonte në anën tjetër një ngjitje etj etj. Shoqëria në Kosovë rëndom vuan nga mungesa e debatit të hapur, sidomos kur flitet për elemente të ndjeshme që prodhojnë efekte të menjëhershme publike. Aq më shumë kur të njejtat thuhen, në vigjilie ngjarjesh e kujtimesh të mëdha. Ose kur të njejtat thuhen nga njerëz që në opinionin publik bashkë të thënat trasmetojnë edhe vlerën famijlare që përfaqësojnë.
Në të vërtetë shkarja e madhe në raport me interpertimet publike, të fjalës publike, ndodhë pikërisht në këtë pikë. Sa janë individ të tillë të thirrur për të trasmetuar publikisht qëndrime të ndjeshme në emër të asaj që përfaqësojnë? Ku fillon dhe ku mbaron kompetenca e tyre dhe sa seriozisht mund ti trajtojë shoqëria? Ku konsiston mendësia e tyre, sa është koherente dhe a tejkalon nganjëherë përmasën individuale (lexo familjare), apo është e thirrur në një kauzë përtej kësaj?
Kosova në tërë vitet e trazicionit ka vuajtuar nga mungesa e trajtimit serioz të një morie çështjesh, duke mos dashur asnjëherë të paragjyykoj epilogun, të vërtetat a të pa vërtetat e tyre. Në fakt, opinion publik në Kosovë nuk është vënë, ose është vënë shumë rrallë përballë situatash e deklarimesh që të mbajnë gojën hapur. Kjo ndoshta ka qenë arsyeja që ne me shumë vështirësi kapërdiejmë situata ku e vërteta absolute shumë shpesh është relative. Thënë ndyshe, ne nuk kemi guxuar asnjëherë që të shpalosim ngjarje e ndodhi, nga periudha të ndryshme, të largëta e të afërta, të ndritura e të turpshme, që për shumë nga ne kanë qenë misetere mbi themelet e të cilave është ndërtuar Kosovë jonë sot.Mund ta quani mungesë kuraje, guximi qytatar, aktivizmi apo si të doni. Ndrsa sot kur e bëjmë, e bëjmë me ndruajte, dhe jo rrallë rrëshqasim thellë në te, aq thellë, sa harrojmë pse po e bëjë, dhe e bëjmë keq.
Donika, familja, efektet dhe LDK Nuk ka dyshim tashmë që prezentimi që bëri në njërën nga emisionet televizive dhe reagimet që shkaktoi pastaj, ishin kryfjalë e diskutimeve tona. I rëndësishëm ishte fakti se në tërë këtë diskurs komunikimi, ekzistonte një pikë ku të gjithë puqeshin. Referenca që i bëhej babait të saj. Donika, vajza e Jusufit. Përtej faktit se ajo në në opinion publik në 2 ose 3 prezentimet e saj, është paraqitur si njohëse e mirë e rrethanave politike, si aktiviste etj etj…thelb të përfaqësimit, ajo vazhon ta ketë babanë e saj. Në fakt, mesazhet që përqoi për faktet e pa zbardhura të vrasjes së tij janë shumë normale në sensin e një personi mjaft të afërt që kërkon zbardhjen e një misteri kombëtar. Që nuk është vetëm përgjegjësi individuale e familjes, për është ndërgjegje e jona kolektive, mbarë kombëtare. Dhe asnjë mendje e shëndoshë, nuk do ta vinte këtë në dyshim.

Në prizmin e një normaliteti njerëzor, ajo që bëri Donika për babanë e saj të vrarë, është shumë normale. Por përtej këtij normaliteti, efekti socio mediatik prodhoi edhe disa efekte të tjera, që vënë seriozisht në dyshim legjitimitetin njerëzor për të kërkuar një të drejtë absolute, publike, në formën siç bëri Donika Gërvalla…A bëri politikë selektive ajo në një emision live televiziv, duke treguar qoftë edhe një të vërtetë absolute në raport me një individ apo grupacion të caktuar politik? Çka i duhet një vajze, që pretendim absolute publik ka faktet që ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së babait të saj, që në kuadër të komunikimit të saj të bëjë edhe vijëzime politike, që ndikojnë në mënyrë absolute ne disponibilitetin e pergjithshëm politik të vendit…!?
Kjo nuk ka të bëj me të vërtetën apo të pa vërtetën që ajo deklaron. Ne edhe mund të pajtohemi tërësisht me deklarimet e saj. Kjo ska rëndësi. Ka rëndësi parimi. Parimi mbi bazën e të cilës shoqëria jonë e ka pranuar Donika Gërvallën, si të bijën e Jusufit. Të bijën që ka të drejtë të kërkojë faktet për babanë e saj, por jo që në emër të këtyre fakteve të godasë koka politike të skenës në vend… Poashtu normaliteti njerëzorë pranon edhe ambiciet politike të gjithësecilit.
Por është po ky normalitet që katërcipërisht përjashton mundësinë e keqpërdorimit ekstrem të fjalës publike. Fjala publike ka peshë. Siq mundë të ketë peshë angazhimi i gjithësecilit për përmirësim të gjendjes politike, ekonomike, sociale etj në Kosovë…Donika ka të drejtë të shqëtësohet për fatin e vendit të saj të origjinës. Ajo mund të jetë aktere e drejtëpërdrejtë e këyre ndryshimeve. Ka një derë nga e cila hyhet dhe një tjetër nga e cila dilet në këto procese. Rëndom ndodhë kështu. Ose së paku do të duhej të ndodhte. Ky ishte gabimi i saj. Ajo mbeti midis mishit dhe peshkut. I dyti ka të bëjë me hipotezat e lëna pezull. Në kronologjinë logjike të ngjarjes domosdoshmërisht e para e implikon të dytën. Si ka mundësi?
Në përpjekje për të selektuar vetëm një subjekt politik në aureolën e saj politike(ku qartazi duket aspirata për tu katapultuar në politikë), protagonistja kriminalizon një pjesë të opozitës (AAK-lideri i saj kriminel ordiner-haraçegjinjë etj), demonizon pjesën tjetër(VV-lexo komunistët), ndërsa pozitën e mvesh me hipotezën se zyrtarë të lartë të saj qenkan të përfshirë në dosjen e vrasejes së babait të saj, duke e sulmuar veçanërisht pjesën e PDK-së, ndërsa AKR-në e akuzon se ia dhënë krahun një keqqeverisje të madhe. Kjo rrjedhimisht i krijon hapësirë vetëm LDK-së…
Në intelegjencën e saj të komunikimit, Donika e koncepton në mënyrë absolut perfekte faktin se si media dhe shoqëria në Kosovë do ta bluante deklarimin se një zyrtar i lartë i qeverisë është ipërfshirë në dosjen Gërvalla… deklarimin nga e bija e tij. Normalisht në të gjithë pyesim se kush është. Është natyra jonë njerëzore. Në përpjekje për të dhënë përgjigje, secili segement i interesave do të (keq)përdorte në kurrizin tjetër. Rjedhimisht, aureola e qeverisë aktuale që përbëhet nga dy parti kryesore në koalicion (PDK-AKR) do të diskreditohej deri në masën e interpertimeve si tradhëtarë e vrasës… fillimisht s’ka rëndësi më kë do të fillonte. Me PDK-në apo me AKR-në. E rëndësishme se efekti do të arrihej herdokurë.
Si rrjedhën gjërat ? Çka ndodhi? Saktësisht pas 24 orëve media të periferisë të diktuara (nga qarqe të njohura për redaksinë) edhe nëpër rrjetet sociale ngritën hipotezat e para. Duke u nisur nga fakti më I thjeshtë, logjika të dërgon fillimisht tek zyrtarët e lartë qeveritar që janë më në moshë- Bujar Bukoshi, Behgjet Pacolli, Agim Çeku, ndonjë zëvendësministër, apo individë që iu takojnë partive në pushtet si Xhavit Haliti, Jakup krasniqi, Azem Syla, etj. Nëse do të analizohej për secilin emër nuk do të ishte ndonjë zbulim I madh, ngase këta njerëz nuk kanë vepruar në regjimin e atëhershëm. Se çfarë funksioni dhe aktiviteti kanë pasur këta individë në atë kohë, dihet mjaft mirë dhe lehtë do të ishte e provueshme. Por në anën tjetër, një mori njerëzish në skenën politike aktuale, që në atë kohë ishin funksionar apo të afërt me pushtetin edhe aktualisht janë nëpër institucione ose në pozita të larta politike. Pse Donika nuk i trajton për shembull në diskursin e saj politik këta njerëz ta zëmë: si Isa Mustafa, Azem Vllasi, Muhamet Mustafa, Isuf Buxhovi, Fatmir Sejdiu etj.
Këtu ishte edhe thelbi i strategjisë. Ajo me mjaft intelegjencë kishte ngritur kurthin, në të cilin me radhë, në mendjen e njerëzve do të binin e gjithë hierarkia qeveritare dhe jo vetëm. Në këtë rast efekti medial do të arrihej në masë të madhe dhe natyisht edhe projkesioni i saj politik do të përfitonte maskimalisht nga rasti. Në kuadër të kësaj strategjie domosdo do të përfshiheshin të gjithë zyrtarët e lartë të qeverisë. Varësisht nga kontrolli që secili kishte mbi mediat të caktuara, do të derivonte fakte e mjegull, rreth së cilës do të përfshiheshin nga i pari deri tek zyrtari i fundit i këtij niveli. Nuk është e domosdoshme të argumentosh sakt lidhjet që secili mund të ketë me dosjen Gërvalla, kohën e vendin reth ngjarjes. Ata mund të ken qenë shumë të rinj për kohën, komplet diku tjetër. E rëndësishme është se efekti medial i një performance të shkëlqyer televizive do të arrihej në maskimum.
Nëse Donika kishte kurajon qyetetare për të drejtuar gishtin me emër e mbiemër tek një pjesë e skenës politike të vendit, në një çështje që aspak nuk ka të bëjë me vrasjen e babasë së saj (bandat e AAK në Dukagjin, VV komuniste), pse nuk e tragoi publikisht kush na qenka ky zyrtarë publik i përfshirë në dosjen Gërvalla ( që ka të bëjë drejtëpërdrejt me atë që ajo është e thirrur)? Pse nuk na e mundësoi ta ndëshkojmë të gjithë publikish e moralisht atë person? Ta nxirrnim kokëulur nga insitucionet tona? Ta stigmatizonim, etj etj ? Ky përtej një interesi a angazhimi individual do të ishte një satisfaksion dhe shkarkim shpirtërorë yni… kaq të gjithë në Kosovë ndjejnë për Jusufin, Kadriun e Bardhin. Nëse kjo qështje do të pengonte hetimin në shtetin gjerman, pse u tha në këtë kohë? Ose thënë ndryshe cka i ndihmoj hetimeve ky denoncim publik? A nuk është intereferim edhe në drejtësinë e një vendi fakti se ajo përgojoi hirerkinë e një qeverie në një qështje kaq sensitive…? Në fakt ajo zhvleftësoi një skenë të tërë, përveq LDK-së.
PSE? Si rrjedhojë prapë do rishafaqej vetëm një mrekulli politike, që quhet poashtu LDK. Që kishte qëllime politike këtë dëshmoi edhe deklarata e menjëhershme e liderit të LDK Isa Mustafa, që bëri një reagim mjaft elegant përtej natyrës së tij të ashpër. Dikush mund të thotë që kjo është forma e vetme e denocimit publik të një keqe të madhe që e ka kapluar Kosovën. Se kjo është e vetmja rrugë e ndryshimit, e rikthimit të vlerave të dinjitetit njerëzorë etj etj…
Kjo mund të jetë e sakt. Siq është shumë e sakt se në këtë konstolacion egziston poashtu edhe pjesa tjetër…që mendon pëtej kësaj, se ndryshimi vjen nga dicka tjetër. Se ndryshimi është LDK ose jo. Se është AKR, AAK, VV apo PDK. Por në tërë këtë mes ka një minimum të moralit që varësisht nga prioritet, trajton edhe problematikat. Është i bukur fakti se të gjithë ne pa përjashtim krehohemi me çdo njeri që dha pak nga vetja për Kosovën tonë. Sepse secili prej nesh sot krenohet me Jusufin, Kadriun e Bardhin. Krenohet edhe me zgjuarësinë dhe elokuencën e një bije si Donika, ta themi. Me bagazhin e familjar, që megjithëse e njomë në moshë, e bashkëjetoi një pjesë të lavdisë së gjallë të babait të saj. Ajo edhe mund të gaboi ndonjëher. Kosova kaq u ka borxh pasardhësve të Jusufit, e të Nanë Ajshes.

Lini një koment