Vriten dy të dënuar derisa po ktheheshin në burg
Dy të burgosur në burgun e Peqinit, që ndodheshin me leje dhe po ktheheshin në vendin e dënimit, janë vrarë sot me armë zjarri në një atentat ndërsa po ktheheshin në vendin e dënimit. Viktimat janë Astrit Gjepali dhe Halil Fici, që të dy të dënuar për krime te ndryshme. Astrit Gjepali është dënuar me 25 vite burgim në një proces ku përfunduan disa anëtarë të një bande të drejtuar prej tij. Vetë Gjepali është akuzuar për 5 vrasje përfshirë edhe një polic. Ndërsa Halil Fici është një ish-biznesmen i kapur dhe dënuar ne Itali nën akuzën e trafikut të drogës.
Në spitalin e Durrësit janë dërguar edhe dy të plagosur që thuhet të jenë qëlluar gjatë shkëmbimit te zjarrit.