Kosova nuk i njeh diplomat e Shqipërisë
Dhjetëra studentë kosovar të cilët kanë studiuar në universitete private në Shqipëri, të cilëve nuk është duke u njohur diploma, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit.
Pas bisedave që patën organizatorët me zyrtarët e MASHT-it, përgjigja nga kjo e fundit ishte që do të shqyrtohet shfuqizimi i Udhëzimin Administrativ për njohjen e këtyre diplomave.

Agron Bytyqi tha se gjatë takimin me ministri Ramë Buja, ky i fundit është zotuar që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, do ta ketë si prioritet këtë temë.
Duraku, i cili ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë, ka përmendur edhe tendencën e Universitetit Privat në Kosovës, “Rezonanca”, për të cilën thotë se është fajtorja kryesore që nuk është duku iu njohur diploma e tij.