Kalo te lënda

Kosova nuk i njeh diplomat e Shqipërisë

foto63O4D0RWDhjetëra studentë kosovar të cilët kanë studiuar në universitete private në Shqipëri, të cilëve nuk është duke u njohur diploma, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Pas bisedave që patën organizatorët me zyrtarët e MASHT-it, përgjigja nga kjo e fundit ishte që do të shqyrtohet shfuqizimi i Udhëzimin Administrativ për njohjen e këtyre diplomave.

Agron Bytyqi tha se gjatë takimin me ministri Ramë Buja, ky i fundit është zotuar që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, do ta ketë si prioritet këtë temë.

/> Nga ana  tjetër, Leutrim Duraku nga Prizreni, njëri prej studentëve të diplomuar në Universitetin “Albanian University” në Shqipëri, ka thënë për Indeksonline se, e gjitha kjo zvarritje nga Ministria Arsimit në Kosovë, është çështje politike.

Duraku, i cili ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë, ka përmendur edhe tendencën e Universitetit Privat në Kosovës, “Rezonanca”, për të cilën thotë se është fajtorja kryesore që nuk është duku iu njohur diploma e tij.

/> Kurse Fisnik Bajrami, i diplomuar në Fakultetit të Fizioterapisë pranë ‘Universitetit Amerikanë të Tiranës’, është i brengosur me gjendjen në të cilën po kalojn ai dhe koleget e tij. /Indeksonline/
 

Lini një koment