Fantazmë pranë Parlamentit britanik?

f1_04fanta1388870907Një figurë fantazme është kapur nga kamerat duke qëndruar jashtë ndërtesës së Parlamentit të Britanisë në natën e Vitit të Ri.

Fotografia rrëqethëse shfaq një figurë të tejdukshme të veshur me rroba moderne duke shikuar në Lumin Thames afër Urës Westminster në Londër.

Fotografi profesional Jules Annan e kishte shkrepur këtë foto pikërisht në natën e Vitit të Ri – mirëpo këtë e kishte vënë re vetëm kur kishte shkuar në shtëpi.

“Asgjë si kjo s’më ka ndodhur kurrë në jetën time. Nuk di si ta sqaroj. Nuk ishte askush aty pranë kur e shkrepa këtë fotografi dhe nuk është as ekspozim i dyfishtë e as ekspozim i zgjeruar. Ia ka treguar këtë fotografi pesë-a-gjashtë personave dhe askush nuk ka përgjigje për të”, thotë ai.

Në mesin e ekspertëve me të cilët ai është konsultuar është edhe hetuesi i aktiviteteve paranormale, Lee Roberts, pronar i “Haunted Events UK”.

Ai gjithashtu beson se imazhi në fotografi nuk mund të sqarohet si gabim i foto-aparatit dhe thotë se ose është aktivitet paranormal ose dikush e ka edituar fotografinë me ndonjë program.

“Mund t’i sqaroj 99 për qind të këtyre fotografive por jo edhe këtë. Ai [Annan] thotë se nuk e ka prekur fotografinë, andaj për mua kjo është një dëshmi e mirë e fantazmave. Njerëzit mendojnë se fantazmat duhet të jenë femra të epokës Viktoriane me ndonjë bebe në duar – por nëse ka shpirtra atje, atëherë aty duhet të përfshihen edhe persona të ditëve të sotme. Shpirtrat mund të paraqiten nga qindra vite më parë, por edhe nga vetëm pak ditë më parë”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: