Kalo te lënda

Shkon EULEX, vjen SITS

f1_03eulex-jpg1388774523Viti 2014 pritet të jetë viti i strukturimit të Misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX. Stafi i tij do të shkurtohet dukshëm dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë pjesë e Zyrës së të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, në Kosovë, post që aktualisht e mbanë Samuel Zhbogar.

Për këtë pala kosovare shumë shpejt pritet të nisë bisedimet me zyrtarët evropianë në Bruksel.

Burimet i kanë thënë KTV-së se, me këto ndryshime do të vijë edhe emri i ri, e që propozimi i fundit nga Brukseli është që të quhet SITS – Special Investigation Task Service – ose në Shqip, Shërbimi për Hetime Speciale.

Roli kryesor i misionit SITS do të jetë edhe më tej në fushën e sundimit të ligjit.

Lini një koment